Rreth nesh

Pikëza është një udhëzues për familje me fëmijë në Kosovë: klube e kurse, aktivitete dhe vende, duke filluar nga Prishtina.

Kush qëndron prapa

Pikëza e drejton Drilon Reçica, prind në Prishtinë. E nisa sepse po kërkoja vetë përgjigje për pyetjen që e bëjnë të gjithë prindërit: ku me i çu fëmijët, çka me bë bashkë dhe ku me shku fundjavën. Informacioni ishte i shpërndarë nëpër Instagram, grupe në WhatsApp dhe Google Maps, shpesh i vjetruar.

Është projekt anësor, jo kompani e madhe. Prandaj mbahet i thjeshtë, i hapur dhe i lirë për familjet.

Çka gjeni këtu

  • Klube & kurse: sporte, arte, gjuhë, kopshte dhe më shumë, me moshat dhe orarin.
  • Aktivitete: ide për ta kaluar kohën bashkë, përfshirë ide për fundjavë.
  • Vende: parqe, shtigje, pamje dhe vende të përshtatshme për familje.

Çmimet shfaqen vetëm kur biznesi pajtohet. Reklamimi i paguar, kur të ekzistojë, shënohet gjithmonë qartë dhe nuk i ndryshon kurrë të dhënat.

Operatori dhe kontakti

Faqja operohet nën Naim Reçica B.I.. Për çdo pyetje, korrigjim ose kërkesë për fshirje na shkruani te [email protected].