Burimet e të dhënave
Nga vijnë të dhënat në Pikëza dhe si i përdorim ato.
OpenStreetMap
Hartat dhe një pjesë e vendeve vijnë nga OpenStreetMap. © kontribuesit e OpenStreetMap. Të dhënat janë të licencuara nën Open Database License (ODbL). Kur gjejmë gabime, i korrigjojmë edhe në OpenStreetMap.
Regjistri publik ARBK
Për të gjetur biznese përdorim Regjistrin e Bizneseve të ARBK-së, që është regjistër publik. Marrim vetëm informata biznesore; nuk publikojmë emrat e pronarëve të biznesit.
Fotot
Fotot përdoren vetëm me lejen e biznesit ose të autorit, dhe kreditohen kur kërkohet. Nuk përdorim fotografi stock.
Verifikimi nga ne
«I verifikuar» do të thotë se e kemi kontrolluar listimin dhe e shfaqim datën. Për vendet, «E vizituam» do të thotë se kemi qenë aty. Çmimet shfaqen vetëm me pëlqimin e biznesit.
Gjetët një gabim?
Na shkruani te [email protected] dhe e korrigjojmë.